Maqedoni
BDI i fton në takim, ASH-AAA dhe PDSH, refuzojnë ftesën
29.03.2021 13:19
Anulohet takimi mes përfaqësuesve të partive shqiptare, I inicuar sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Artan Grubi....

Anulohet takimi mes përfaqësuesve të partive shqiptare, i inicuar nga sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Artan Grubi, që duhej të mbahej në nivel të sekretarëve të përgjithshëm.
ASH-AAA: Takimi i thirrur nga BDI, është i vonuar
Përfaqësuesit e partive opozitare shqiptare ASH dhe AAA, nuk pranuan të marrin pjesë në takim për shkak se konsideruan se thirrja ishte tepër vonë. Skender Rexhepi nga koalicioni tha se BDI nuk i ka konsultuar që në fillim, kur opozta kishte për të thënë vërejtjet për propozim ligjin për rregjistrim. Theksojnë se janë të hapur për bashkëpunim, por të një formati tjetër ndërpartiak.
"Ne mbi propozim ligjin për regjistrim kemi kërkuar që të harmonizohemi qysh para sjelljes së atij ligji që të shofim edhe vërejtjet tona, mendimet tona ta mbindërtojmë, të krijojmë një porpozim ligj më cilësor, megjithatë nuk hasëm në mirëkuptim dhe menjëherë e përkrahëm propozim ligjin gjithsesi… Ne konsiderojmë se veçse jemi në fazën e aktivitetit me shtabet tona dhe një takim i tillë ishte i panevojshëm për atë arsye edhe nuk morrëm pjesë. Por ka gjasa që në të ardhmen të bëjmë forma tjera të sensibilizimit të përbashkët të qytetarëve, paavarsisht nëse jemi pozitë dhe opozitë.", tha Skender Rexhepi, koordinator i grupit parlamentar, ASH dhe Alternativa.
Grubi: Ftesa ishte me qëllim të sinqert, keq që u anulua
Ndërkohë, sekretari I BDI-së Artani Grubi shpreh keqardhje që opozita shqiptare nuk iu bashkangjit iniciatvës për të bashkëpunuar në sfidat e rregjsitrimit të popullatës në terren. Ai thotë se ftesa ka pasur qëllim të mire, pa asnjë prapavijë politike.
"Shpreh keqardhje të thellë për refuzimin e tyre për të marrë pjesë në këtë takim. Nuk ua di qëllimin. Qëllimi ynë ishte shumë dashamirës, shumë i sinqert që baskërisht të kyçemi në fushatën për regjistirmin e qytetarëve tanë. Nuk ishte asnjë prapavijë tjetër, përve se punës së përbashkët të të gjithë neve në funksion të rregjistrimit të popullsisë.", tha Artan Grubi, sekretar i BDI-së.
Nga PDSH ndërkohë thonë se e refuzuan ftesën për takimin për shkak se sipas tyre, përgjegjësinë duhej ta mbajnë partitë që kanë numër më të madh deputetësh.
Takimi i inicuar nga BDI, kishte si qëllim diskutimin rreth zhvillimeve që kanë të bëjnë me regjistrimin e popullsisë dhe zhvillimet e tjera aktuale. Ai duhej të mbahej disa orë para takimit midis krerëve të dy partive më të mëdha maqedonase, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
