Bekteshi: Do të subvencinohen kompani të vogla dhe zejtarët
Kompanitë mikro dhe të vogla...

Kompanitë mikro dhe të vogla, grate sipërmarrëse dhe zejtarët të cilët furnizohen me pajisje, vegla apo makineri të reja do të subvencionohen nga ana e shtetit. Kështu informoi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili tha se për këtë janë shpallur tri thirrje publike në kuadër të programit për konkurencë dhe inovacion.
“Për masën për furnizimin me vegla të ndryshme, por njëkohësisht edhe për pajisjen me makina, si dhe për instalimin e paneleve fotovoltaike, do të kenë mundësi të kofinansohen nga Ministria e Ekonomisë deri në 50% për të gjithë harxhimet të cilat i kanë bërë për atë dedikim. Në kuadër të kësaj mase janë paraparë gjithsej 30,7 milionë denarë, ndërsa mbështetja financiare për një aplikant është më së shumti 400.000 denarë. Nëse ndërmarrja është e drejtuar ose e themeluar nga një grua, atëherë subvencioni rritet për 10%” – tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Gratë sipërmarrëse gjithashtu do të përfitojnë mbështetje financiare për bashkëfinancim të 80% të shpenzimeve për furnizim të pajisjeve, rregullim/përmirësim të hapësirës afariste dhe vendosje të zgjidhjeve softuerike. Kurse për subvencionimin e zejtarëve janë paraparë 6 milion denarë, apo 120 mijë denarë për aplikant.
Thirja publike për kompanitë mikro dhe të vogla dhe për gratë sipërmarrëse do të zgjasë deri më 16 prill, kurse ajo për zejtarët deri më 30 prill. Mjetet për here të parë do të ndahen në bazë të zhvillimit të rajoneve në Maqedoninë e Veriut. (Ersan Pajaziti, TVM2)
