Maqedoni

Ndryshimet klimatike, njeriu, faktori kryesorë i ndryshimeve klimatike

29.03.2021 14:49

Faktori njeri ka ndikimin kryesorë në zbutjen e pasojave nga ndryshimet klimatike...

Faktori njeri ka ndikimin kryesorë në zbutjen e pasojave nga ndryshimet klimatike, andaj duhet të punohet për mundësitë për ngrohje më ekologjike, si dhe zvogëlimin e ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës. Kjo u tha në Konferencën nacionale për klimë, ku mes tjerash u diskutua për rëndësinë e asaj që ndryshimet klimatike të jenë pjesë e politikave dhe aktiviteteve në të gjitha sektoret. Projekti "Të flasim për ndryshimet klimatike" ka synim ti mobilizojë dhe edukojë qytetarët dhe bashkësit në vend për ndryshimet klimatike dhe pasojat e tyre.
 
"Qytetarët të kyçen në mënyrë efektive dhe thelbësorë në proceset e sjelljes së vendimeve kur bëhet fjalë për ndryshimet klimatike, por edhe për zgjidhjen e problemeve lokale që kanë lidhshmëri me mjedisin jetësorë.", tha Ana Çokoliq Leshoska, Drejtoreshë e "EKO-SVEST".
 
"Në botë mbizotëron një konsesus i përbashkët shkencorë që thotë se aktivitetet njerzore qoftë kolektive apo individuale, janë faktori kryesorë për përkeqsimin e klimës në botë. Kjo tregon se duhet të ndryshojë sjellja e secilit prej ne, të ndryshojmë si shoqëri me aktivitet tona në favor të zbutjes së kërcënimeve nga ndryshimet klimatike.", tha Nehat Ramadani, Drejtor i CNVP-së, për Maqedoninë e Veriut.
 
Konferanca është aktivitet përmbyllës i projektit tre vjeçar "Të flasim për ndryshimet klimatike" që realizojnë "Eko svest", CNVP, dhe lëvizja e ekologistëve në Maqedoni dhe do të zgjasë deri më 9 prill.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI