Maqedoni
Vaksinat nga mekanizmi Kovaks, Filipçe: Nisim imunizimin, presim më shumë vaksina
29.03.2021 15:26
Arena "Boris Trajkovski" në Shkup po përgatitet për tu kthyer në qendër vaksinimi me 30 punkte..

Arena "Boris Trajkovski" në Shkup po përgatitet për tu kthyer në qendër vaksinimi me 30 punkte, për nisjen nga 1 prilli të vaksinimit masiv të kategorive të rrezikuara. Atje do të vendosen mjekët dhe infermierët nga Qendra Shëndetësore Shkup. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pret në prill vaksina edhe nga vende të tjera, përfshirë 76 mijë vaksina shtesë nga "AstraZeneka", përmes mekanizmit Kovacs, si dhe vaksinat nga Kina. Lidhur me vaksinat Pfizer, të cilat u porositën përmes negociatave të drejtpërdrejta, Filipce tha se Pfizer më në fund ka nënshkruar kontratën paraprake dhe e njejta duhet të fuinalizohet këtë javë.
Aktualisht janë vaksinuar 7,005 punojnës shëndetësorë e prej së mërkurës do të nisë vaksinimi edhe i 20 mijë qytetarëve mbi 70 vjeç, që janë paraqitur përmes mjekëve amë. Ata do të njoftohen në kohë për orën e vaksinimit. Filipçe thotë se me këto vaksina do të rivaksinohen edhe qytetarët që u vaksinuan në Serbi gjatë fundjavës.
"20,000 qytetarë janë regjistruar të cilët tani do të marrin dozën e parë, natyrisht pas konsultimit me mjekët e familjes. Doza e dytë e Astra ZENEKA do të merret për 3 muaj dhe do të sigurohen vaksinat për rivaksinimin. Tashmë kemi paralajmërim se sasia tjetër e vaksinave do të arrijë gjatë muajit prill. Ato janë diku 100 mijë. Gjatë mëngjesit kam folur me kolegun serb, ata duhet të na japin informacion elektronik për qytetarët tanë të cilët janë vaksinuar atje, me qëllim që edhe ata të jenë në evidencë dhe t’i planifikojmë për rivaksinim.", tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
VMRO-DPMNE: Vaksinat nuk mjaftojmë, ku mbeti vaksinimi masiv
Nga VMRO DPMNE akuzojnë qeverinë se detyroi mbi 10 mijë qytetarë të vaksinohen në Serbi sepse nuk u siguroi vaksina në kohë.
"Vaksinat që mbërritën në Maqedoni janë vetëm një pikë në oqean. Për kë janë të parat këto vaksina? Profesionistët shëndetësorë, mjekët, infermierët, ndihmësmjekët, teknikët e laboratorëve, farmacistët, dentistët dhe njerëzit që punojnë në kujdesin shëndetësor nuk janë imunizuar ende. Vaksinat i presin qytetarët e moshuar, dhe të sëmurët kronikë. Ku janë vaksinat dhe vaksinimi masiv për ata qytetarë që duan të vaksinohen?", tha Marija Andonovska nga VMRO-DPMNE.
Por ministri Filipce kundërpërgjigjet se VMRO-DPMNE, nuk po ndihmon në luftën ndaj pandemisë, por shpërndan dezinformata. Ai mohoi edhe informatat se janë vaksinuar disa anëtarë të kabinetit qeveritar.
FARIJE DAUTI BAKIU
