Maqedoni

Blegtorët në protestë, kërkojnë pagesën e subvencioneve të 2020

29.03.2021 15:43

Një grup i madh blegtorësh nga rajoni veriperëndimor I vendit....

Një grup i madh blegtorësh nga rajoni veriperëndimor I vendit. pritestuan duke kërkuar nga institucionet shtetërore të paguajnë subvencionet për bagëti të parashikuara për vitin e kaluar. Blegtorët nga Tetova, Gostivari, Kërçova dhe Dibra janë të revoltuar nga vonesa e mbështetjes financiare dhe mendojnë se janë manipuluar pasi që deri më tani kanë marrë vetëm një premtime.
 
Blegtorët theksuan se gjendja e tyre është e rëndë dhe përkeqësohet edhe më tej nga pandemia. Ata u bëjnë thirrje Agjencisë së pagesave dhe Ministrisë së Bujqësisë të shqyrtojnë kërkesat e tyre. Nëse të njejtat nuk pranohen, në fund të javës ata paralajmërojne bllokim të rrugëve nacionale. 
 
Blegtorët që protestuan, po rrisin mbi 180 mijë dele, për të cilat duhet të marrin mbi tre milion euro mbështetje financiare nga shteti. Subvencioni për një kokë gjedhi është rreth 900 denarë, dhe për mbajtjen e një qengji femër arrin në 2,400 denarë.
 
LULZIM HAZIRI