Maqedoni

Shtohen rastet aktive, për momentin nuk planifikohen masa shtesë

29.03.2021 15:58

Raportet e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se vetëm për një javë janë shtuar 5 mijë raste active...

Raportet e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se vetëm për një javë janë shtuar 5 mijë raste active dhe vdekshmëria është rritur në përqindje. Gjatë javës që lamë pas janë shënuar rreth 30 viktima në ditë, ndërkaq mesatarja e të shëruarve ka kaluar afërsisht 700 pacientë, njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik.
 
Por, autoritetet shëndetësore thonë se nuk ka vend për panic dhe nuk planifikohet shtimi I masave restriktive anti kovid. Sipas tyre, masat aktuale të kombinuara me vetëdijen e qytetarëve, janë të mjaftueshme për të mbajtur nën kontroll valën e tretë të pandemisë. Komisioni për Sëmundje Infektive mbledhjen e së hënës ku duhej të shqyrtohej situata epidemiologjike e la për të marten, kur pritet të mbahet edhe mbledhja e këshillit të sigurisë e konvokuar nga presidenti Pendarovski, për të disuktuar pikërisht për gjendjen me pandeminë dhe imuinizimin e popullatës.