Ekonomi

Shoqata e Hotelierëve dhe Turizmit kërkon certifikatë të sigurisë për turizëm

29.03.2021 16:25

Shteti duhet të zbatojë standardet ndërkombëtare nëse duam që vendi të jetë një destinacion i sigurt turistik....

Shteti duhet të zbatojë standardet ndërkombëtare nëse duam që vendi të jetë një destinacion i sigurt turistik gjatë pandemisë globale. Shoqata për Hotieleri dhe Turizëm pranë  Odës Ekonomike të  Maqedonisë  kërkon nga Minsitra e Ekonomisë  që  të  pregatitet sa më shpejt të  jetë  e mundur për lëshimin e vulës për certifikate të sigurisë për turizëm.
 
"Të kontaktohen turoperatorët e njejtë , për tu treguar atyre kushtet. Të inkurajohen se Maqedonia po hyn në  procesin e certifikimit dhe marrjes së certifikatave të sigurisë si një destinacion turistik dhe për të inkurajuar të njëjtët operatorë turistikë se do të  intervenojnë në modë rnizimin dhe lehtësimin e parimeve të subvencionit.", tha Asim Megjoviç, nënkryetar i Shoqatës së Hotelierëve dhe Turizmit në  OEM.
 
Ka reaguar edhe Minsitri I Ekonomisë  Kreshnik  Bekteshi, duke sqaruar se në  bashkëpunim me odat ekonomike dhe Ambasadën e Zvicrës, do të  formohet një  komision për të paracaktuar  kriteret që  duhen përmbushur në  mënyrë  që  hotelet dhe objektet tona turistike të marrin certifikata.
 
"Ministria e Ekonomisë tashmë ka përfunduar të gjitha negociatat dhe ka marrë një çertifikatë sigurie ose certifikatë  Sejf Travel. Ne tashmë jemi në kontakt me odat tona të  ekonomisë, me Ambasadën Zvicerane, ku do të bëjmë një komision që do të përcaktojë kriteret që plotësohen në përputhje me ato që kemi marrë nga organizatat e huaja, dhe kjo tashmë do të fillojë të bëhet brenda ambienteve tona hotelierike. Pra, në ato ambiente hotelierike që do të jenë të interesuar të sigurojnë një vulë të tillë që është shumë e rëndësishme për inkurajimin e turistëve në objektet e tyre hotelierike.", tha Minsitri i Ekonomisë, Kreshnik  Bekteshi.
 
Hotelierët dhe Objektet turstike thonë se kanë vetëm dy muaj për të përfunduar procesin e çertifikimit, që do të thotë miratimin dhe zbatimin e protokolleve të duhura të higjienës-shëndetit, në bazë të cilave do të merren vulat"në mënyrë të sigurt". Deri më tani, ky standard është prezantuar me sukses nga: Kroacia, Mali i Zi, Bullgaria, Anglia, SHBA, Austria dhe BH.
 
SEDAT SELIMI