“Covid 19”, 41 viktima, 303 raste të reja, 1169 të shëruar
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit....

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 1405 testime të bëra ka regjistruar 303 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 41 persona, ndërsa janë shëruar 1169 pacientë.
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 195 raste i pasuar nga Prilepi 28, Kumanova 17, Gostivari 14, dhe qytetet e tjera me numër më të ulët të të infektuarve.Betejën me covid 19 e kanë humbur 41 pacientë, prej të cilëve gjashtëmbëdhjetë nga Shkupi,nga pesë pacient nga Prilepi dhe Velesi, nga tre pacientë në Kumanovë dhe Negotinë dhe nga një pacient në Strugë, Berovë, Gjebgjeli, Vinicë, Shtip, Strumicë, Gostivar, Koçan dhe Dibër.
Raportet e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se vetëm për një javë janë shtuar 5 mijë raste aktive dhe vdekshmëria është rritur në përqindje. Gjatë javës që lamë pas janë shënuar rreth 30 viktima në ditë, ndërkaq mesatarja e të shëruarve ka kaluar afërsisht 700 pacientë, njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik.
Por, autoritetet shëndetësore thonë se nuk ka vend për panik dhe nuk planifikohet shtimi i masave restriktive anti kovid. Sipas tyre, masat aktuale të kombinuara me vetëdijen e qytetarëve, janë të mjaftueshme për të mbajtur nën kontroll valën e tretë të pandemisë.
Komisioni për Sëmundje Infektive mbledhjen e së hënës ku duhej të shqyrtohej situata epidemiologjike e la për të marten, kur pritet të mbahet edhe mbledhja e këshillit të sigurisë e konvokuar nga presidenti Pendarovski, për të disuktuar pikërisht për gjendjen me pandeminë dhe imuinizimin e popullatës.
Ndërkohë ,numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 127.240 prej tyre janë shëruar 105.524 kanë humbur jetën е 3.716 dhe numri i rasteve aktive shënon 18.000. (Flutura Latifi, TVM2)
