Maqedoni

Xhaferi ngushëllon familjen Fino dhe institucionet ne Shqipëri

29.03.2021 20:55

Jetojmë në një kohë të zymtë ku çdo ditë e re na sfidon me humbje të dhimbshme dhe të papritura....

"Jetojmë në një kohë të zymtë ku çdo ditë e re na sfidon me humbje të dhimbshme dhe të papritura, siç është largimi aq i hershëm nga kjo botë i deputetit në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, i nderuari Bashkim Fino. Shpreh ngushëllime të sinqerta ndaj familjarëve të afërm, ndaj institucioneve të vendit dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. 
Prehu në paqe i nderuar Fino.", shkruan Xhaferi në mesazhin e ngushëllimit.