Këshilli i Sigurimit shqyrton situatën “Covid 19”
Gjendja aktuale lidhur me pandeminë...

Gjendja aktuale lidhur me pandeminë do të jetë temë e seancës së sotme e Këshillit të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do të mbahet në Kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski. Në këtë mbledhje krahas anëtarëve të rregullt të Këshillit me ftesë të presidentit Pendarovski do të merr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Nderkohe , Komisioni për Sëmundje Infektive sot duhet të mbajë takim, në të cilin do të shqyrtohet gjendja me virusin korona, mbi bazë të të cilit do të marrë vendim nëse do të ketë plotësim të masave kufizuese për mbrojtje nga virusi.
Javën rrjedhëse kompetentët do ta karakterizojnë si kritike lidhur me përhapjen e mëtejshme të virusit në valën e tretë, ku janë regjistruar një numër i madh i të infektuarve dhe të vdekurve.
Numri i rasteve aktive është 18.000. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 303 raste me virusin korona nga 1.405 testimet e bëra. Kanë vdekur 41 persona, ndërsa janë shëruar 1.169 pacientë.
Sipas paralajmërimeve imunizimi me 24.000 dozat e vaksinës “AstraZeneka” që përmes mekanizmit Kovaks mbërritën në fundjavë duhet të fillojë nesër me qytetarët e paraqitur mbi 75 vjet.
