Xhaferi për shtyerjen e regjistrimit, jo liderët por kuvendi vendos për shtyerjen e regjistrimit
30.03.2021 10:31
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi....

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi vlerëson se vendimi për shtyrjen e regjistrimit duhet të bëhet në Kuvend dhe jo në media. Sipas tij institucionet janë të obligueshme t’i dinë përcaktimet ligjore.
Xhaferri vlerëson se nuk është kompetencë e liderëve të caktohet data për zgjedhjet lokale. Kryeparlamentari ne nje debat ne “Clik Plus” ka thene se gjatë bisedës me kryeministrin e ka udhëzuar në Kushtetutë dhe në Ligj, duke shtuar se nuk ka rëndësi se çfarë thotë ai por çfarë thotë Kushtetuta dhe Ligji.
“Nëse tani më njoftohet se ka marrëveshje politike, unë e konvokoj që sote seancën”, ka deklaruar kryeparlamentari Talat Xhaferi.
