Apasiev: Shtyerja e regjistrimit është fitore

30.03.2021 10:52

Kryetari dhe deputeti i partisë “E majta”, Dimitar Apasiev...

Kryetari dhe deputeti i partisë “E majta”, Dimitar Apasiev në “Facebook” ka reaguar per shtyrjen e regjistrimit të popullsisë për në shtator.

“Pas raundit të parë të fituar, trysnia publike duhet të vazhdojë që të ndryshohet edhe metodologjia e regjistrimit me sjelljen e një ligji të ri me konsensus politik”, shkruan Apasiev.

Partia e “E majta” para disa ditëve nisi fushatën “Nuk e hap derën” dhe ishte kundër regjistrimit të popullsisë në kohe pandemie.

Më herët vetë Apasiev deklaroi se asnjë shtet në botë nuk regjistron mërgimtarët dhe se regjistrimi ishte për heqjen e maqedonasve si popull konstituiv.