Filipçe: Nisim imunizimin, presim më shumë vaksina

30.03.2021 11:17

Nga 1 prilli fillon vaksinimi masiv....

Nga 1 prilli fillon vaksinimi masiv i kategorive të rrezikuara në vendin tonë.  Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pret në prill vaksina edhe nga vende të tjera , përfshirë vaksina shtesë  nga "AstraZeneka", si dhe vaksinat nga Kina. Lidhur me vaksinat Pfizer, Filipçe tha se ka nënshkruar kontratën paraprake dhe e njejta  duhet të fuinalizohet këtë javë.

Nga VMRO DPMNE ndërkohë  akuzojnë qeverinë për sasi të vogël të vaksinave dhe mosigurimin e tyre në kohë.