Zhbllokohet transporti në kanalin e Suezit

30.03.2021 11:33

Anije e madhe që bllokoi Kanalin e Suezit...

Anije e madhe që bllokoi Kanalin e Suezit për gati një javë, u zhvendos plotësisht, duke i hapur rrugë rinisjes së trafikut ujor ka deklaruar kreu i Autoritetit të Kanalit të Suezit, admirali Osama Rabie.

Televizioni egjiptian tregoi pamje të anijes Ever Given të pozicionuar në qendër të kanalit.Suksesi u arrit pas përpjekjeve intensive për ta shtyrë dhe tërhequr atë me rimorkiatorë.

Anija, 400 metra e gjatë, po transportonte mbi 18,000 kontejnerë nga Azia në Evropë, kur u bllokua në Kanalin e Suezit më 23 mars.

Që atëherë, trafiku në kanal është ndalur, duke shkaktuar ndërprerje të mëtejshme të transportit global, edhe ashtu të goditur nga pandemia e koronavirusit.

Mbi 320 anije janë aktualisht duke pritur për të kaluar përmes kanalit.Përmes tij, çdo ditë kalon transit afro një e treta e kontejnerëve botërorë.