Blinken: Siria ka nevojë për ndihma humanitare

30.03.2021 11:56

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ndihma humanitare për Sirinë nuk duhet të shëndrohet në një çështje politike.

Ai bëri thirrje për hapjen e më shumë vendkalimeve kufitare për të dërguar ndihma për 13.4 milionë njerëz.Blinken, duke iu referuar Rusisë dhe aleatit të saj të ngushtë presidentit sirian Bashar Assad, tha se Këshilli i Sigurimit duhet të "ndalojë të bëjë justifikime për sulmet" ndaj spitaleve dhe pranë pikës së vetme kufitare të kalimit të autorizuar, e cila ka mbyllur rrugët për ndihmë.