Bota duhet të jetë e unifikuar kundër pandemive

30.03.2021 12:09

Më shumë se 20 liderë botërorë....

Më shumë se 20 liderë botërorë kanë bërë thirrje për një zgjidhje të re për të ndihmuar botën që të përgatitet për pandemitë e ardhshme.

Në një shkrim për gazetat në të gjithë botën, udhëheqësit përfshirë presidentin e Francës Emmanuel Macron  dhe kancelaren gjermane Angela Merkel thanë se COVID-19 ka paraqitur sfidën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.

Nuk është çështje nëse do të ndodhë një krizë tjetër pandemike, por kur, kanë shkruar ata. Liderët në këtë artikull të përbashkët kanë thënë se pandemia e COVID-19, ka treguar se "askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt".

Udhëheqësit thonë se për të ndërtuar bashkëpunimin ndërkombëtar duhet një traktat i ngjashëm me atë të arritur pas Luftës së Dytë Botërore.