MASH me projekt që përforcon lidhjen prind, nxënës dhe mësues
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se në vijim është duke u realizuar projekti "Kujdesi i përbashkët për udhëheqjen e duhur të nxënësve", i cili është pjesë e programit të punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, qëllimi dhe përqendrimi i vetëm i të cilit janë nxënësit, udhëzimi dhe kontributi i saj i drejtë kah - zhvillimi socio – kulturor, përmes ndërveprimit fakultativ dhe socializmit me prindërit dhe mësuesit.......

Projekti mundëson forcimin e lidhjes prind - nxënës - mësues, që do të thotë forcim i komponentës edukative nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta në shkollë, respektivisht përmes organizimit të aktiviteteve sportive, kulturore, argëtuese dhe edukative.
Aktivitetet e propozuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, të cilat nuk janë të detyrueshme, organizohen gjatë ditëve të hapura të punës brenda javës ose në fundjavë, të mbushura me aktivitete të përshtatshme, si për shembull organizimi i garave sportive midis ekipeve të përbëra nga nxënësit, prindërit dhe mësuesit, si edhe ekipe të përziera, organizimin e ngjarjeve muzikore, ditë ekologjike, shëtitje e përbashkët e prindërve, mësuesit dhe nxënësit në një hapësirë në afërsi të shkollës, organizim i pazareve në kuadër të festave të caktuara, vizitave të përbashkëta në muzetë kombëtarë, galeritë, etj.
Vendimi për atë do të jetë atëherë kur do të realizohet një aktivitet që kanë shkollat, në marrëveshje me prindërit të cilët kanë pranuar të jepen dhe të përfshihen në këto aktivitete fakultative.
Për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, interesat më të mira të fëmijëve janë një prioritet i lartë dhe për këtë arsye, ky projekt i cili si një praktikë ekziston, aplikohet dhe jep rezultate pozitive në shumë nga vendet me sisteme arsimore të zhvilluara, zbatohet edhe në vendin tonë. Interesi është i madh dhe vërtetohet nga përfshirja e madhe e nxënësve, prindërve dhe mësuesve në një numër aktivitetesh tani më të zbatuara.
