Botë

Britani, një dozë e vaksinës ka ulur për 62% infektimin

30.03.2021 15:42

Një dozë e vetme e një vaksine anti Kovid siguroi “mbrojtje thelbësore” tek banorët e shtëpive të kujdesit për të moshuarit në Angli...

Një dozë e vetme e një vaksine anti Kovid siguroi “mbrojtje thelbësore” tek banorët e shtëpive të kujdesit për të moshuarit në Angli, deklaruan studiuesit. Një studim, i udhëhequr nga studiues nga Juniversity Kollexh London, zbuloi se një dozë e vetme e vaksinave AstraZeneca/Oxford ose Pfizer/BioNTek parandaloi 56% të infeksioneve të koronavirusit pas katër javësh dhe 62% të infeksioneve pas pesë javësh. Studiuesit gjetën gjithashtu prova që sugjerojnë se kontraktimet e virusit mund të jenë më pak ngjitëse pasi njerëzve u bëhet vaksina.
 
 
Kanada: AstraZeneca nuk do t’u jepet personave nën 55 vjeç
 
Këshilli nacional për imunizim në Kanada ka rekomanduar ndërprerjen e vaksinimit me vaksinën e AstraZeneka për persona më të rinj se 55 vjeç, për shkak të rasteve me mpiksjen e gjakut.
 
Liderët botërorë nënshkruan traktatin e pandemisë
 
Ndërkohë derisa bota po përballet me valën e tretë të virusit që ka detyruar shum shtete të vendosin masa kufizuese pandemia ka shtyrë më shumë se 20 liderë botërorë të bëjnë thirrje për një zgjidhje të re për të ndihmuar botën të përgatitet ndaj situatave të ngjashme në të ardhmen. Çështja nuk është nëse do të ndodhë një krizë tjetër pandemike, por kur, vlerësojnë ata. 
 
“Do të ketë pandemi të tjera dhe emergjenca të tjera të mëdha shëndetësore. Asnjë qeveri e vetme ose agjenci shumëpalëshe nuk mund ta trajtojë këtë kërcënim vetëm”,- shkruajnë liderët botërorë.
 
Në shkrimin e përbashkët, udhëheqësit, përfshirë presidentin e Francës, Emmanuel Macron, të Francës dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, por edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, shprehën se Covid-19 ka paraqitur sfidën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.  Udhëheqësit thonë se, për të ndërtuar bashkëpunimin ndërkombëtar duhet një traktat i ngjashëm me atë të arritur pas Luftës së Dytë Botërore. Pakti gjithashtu do të përmirësonte ndarjen e të dhënave dhe shpërndarjen e vaksinave dhe pajisjeve mbrojtëse personale.
 
OBSh, pa përgjigje përfundimtare për origjinën e Kovid-19
 
Ndërkohë Raporti i përbashkët i ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe ekspertëve kinezë, nuk jep përgjigje përfundimtare për origjinën e virusit Korona. Ka të ngjarë që koronavirusi i ri është transmetuar nga lakuriqët e natës tek njerëzit, ose drejtpërdrejt ose përmes një kafshe tjetër, thuhet në studimin rreth origjinës së virusit I cili që nga fillimi i pandemisë ka infektuar rreth 128 milion njerëz, prej të cilëve 2 milion e 792 mijë njerëz kanë vdekur. 
 
REJHANE BUSHI METAJ