Botë
Mariçiq: Ndryshimet janë të vogla
30.03.2021 15:52
Ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq, nuk pret bllokimin e procedurës në Kuvend....

Ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq, nuk pret bllokimin e procedurës në Kuvend gjatë miratimit të ndryshimeve ligjore për shtyrjen e regjistrimit. Ai thotë se ndryshimet janë duke u përgatitur dhe do t’i propozohen për shqyrtim dhe miratim Qeverisë. Sipas tij, ndryshimet në Ligjin për regjistrim nuk janë thelbësore për të cilat nuk duhet shumë kohë.
“Ndryshimet parashikojnë dy gjëra, njëra prej të cilave i referohet datës dhe në vend që nga 1-21 prilli do të vendoset nga data 5 -30 shtatorë dhe tjetra është për mundësinë që diaspora të vazhdojë me regjistrimin nga 1 marsi kur edhe ka filluar deri në 30 shtatorë ditën e fundit kur do të përfundojë regjistrimi në terren. Do të propozoj që ndryshimet të dërgohen me flamur evropian dhe procedurë të shkurtuar. Në këtë procedurë nuk është emundur të dorzohen mijëra amendamente.”,- tha ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq.
Milloshoski: Presim të zbatohet marrëveshja
Nga VMRO-DPMNE presin zbatimin e asaj që lideri i tyre është dakorduar me kryeministrin, Zoran Zaev, ditë më parë.
“VMRO-DPMNE do të mbetet në atë për të cilën është dakorduar dhe ne do ta japim kontributin tonë që të realizohet kjo shtyrje e regjistrimit. Kështu t’i jepet përparësi shëndetit, imunizimit dhe një regjistrimi më të sigurt.”,- tha Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.
BDI: Propozimi për prolongim, vendim i duhur
E për BDI-në propozimi për shtyrjen e regjistrimit është një vendim i duhur.
“BDI njofton opinionin që propozimi për vazhdim të regjistrimit online të Diasporës nga 1 mars deri në 30 shtator ndihmon procesin e regjistrimit dhe jep mundësi shtesë për t’u regjistruar të gjithë mërgimtarët. Gjithashtu, duke pasur parasysh bojkotin e opozitës, kontestimin e procesit nga ana e tyre, bllokadën në kuvend, nisjen e vaksinimit dhe imunizimit, si dhe shëndetin publik, shtyrja e regjistrimit rezident nga muaji prill në muajin shtator të këtij viti paraqet vendim të duhur dhe të drejtë.”,- thuhet në kumtesën e BDI-së.
NAIM RAMADANI
