Botë

Abdixhiku: LDK do të bëj kuorumin për presidenten

30.03.2021 16:45

LDK do të bëjë kuorumin për zgjedhjen e presidentes së Kosovës....

LDK do të bëjë kuorumin për zgjedhjen e presidentes së Kosovës. Këtë e bëri të ditur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes me deputetët e kësaj partie. 
 
“Pas një diskutimi të hapur, të gjithë bashkarisht kemi marrë vendim që LDK nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidenti të vendit, dhe LDK të marrë pjesë në votimin për presidentin, ky është vendim i Kryesisë i votuar me shumicë absolute. Pres që secili deputet të respektojë vendimin e shumicës dhe pres që nga secili deputet të sillen si institucionalist dhe ta kapërcejnë veten dhe çfarëdo hidhërimi që mund të kenë”, tha Abdixhiku.