Botë

Leposaviq: Nuk është i bindur për gjenocid në Srebrenicë

30.03.2021 17:12

Ministri i Drejtësisë dhe Pakicave të Malit të Zi, Valdimir Leposaviq, ka refuzuar të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid....

Ministri i Drejtësisë dhe Pakicave të Malit të Zi, Valdimir Leposaviq, ka refuzuar të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid. Leposaviq ishte pyetur nëse ishte i gatshëm të pranonte se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, por ai ishte përgjigjur se “nuk ka njohuri shumë për ngjarjen” dhe se do të pranonte krimet në këtë vend “kur kjo të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.
 
Abazoziq: Në Srebrenicë ka pasur gjenocid
 
Por Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq përmes një postimi në Twitter deklaroi se në Srebrenicë ka pasur gjenocid dhe se nuk asgjë për diskutim në lidhje me këtë çështje.
 
“Në Srebrenicë ka pasur gjenocid. Qeveria e Malit të Zi respekton të gjitha konventat dhe vlerësimet ndërkombëtare. Në këtë pikë s’ka çfarë të diskutohet. Kush nuk e kupton këtë gjë, s’ka vend në institucione e në funksione shtetërore. Le të shohim nga e ardhmja, kemi shumë punë për të bërë.”,- vlerëson zëvendës kryeministri i Malit të Zi Abazoviq.