Maqedoni

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Pendarovski: Imunizimi nuk guxon të ndërpritet

30.03.2021 17:52

Procesi i imunizimit që pritet të fillojë të mërkurën nuk guxon të ndërpritet dhe se në këtë drejtim duhet involvuar...

Procesi i imunizimit që pritet të fillojë të mërkurën nuk guxon të ndërpritet dhe se në këtë drejtim duhet involvuar të gjithë aktorët politik për të pasur imunizim sa më masiv të popullsisë. Kështu theksoi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, pas mbledhje së 12 të Këshillit të Sigurisë, ku i pranishëm kësaj radhe ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Pendarovski theksoi se situata me pandeminë mbetet serioze, por edhe përkundër ngarkesës, në asnjë mënyrë qytetarët nuk guxon të mbeten pa trajtimin e duhur. 
 
“Imunizimi do të fillojë të mërkurën, kërkova nga kompetentë të organizojnë procesin e vaksinimit në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ai operacion të vazhdojë deri në imunizim të popullatës. Ndërprerje në këtë drejtim nuk guxon të ketë. Këtë nuk e kërkoj vetëm unë, pasi këtë e përcjell nga shumica e qytetarëve që janë të pakënaqur nga ajo është bërë deri më tani. Fotografitë që i pamë vikendin e kaluar në Serbi, këtë më së miri e ilustrojnë. Ato fotografi nuk guxojnë të përsëriten, faleminderit Serbisë, por ajo ishte turp për shtetin tonë.”,- tha presidenti, Stevo Pendarovski.
 
Pendarovski: Përshëndes marrëveshjen Zaev-Mickoski
 
Shefi i shtetit përshëndeti edhe marrëveshjen Zaev-Mickovski për regjistrimin e popullsisë, ndërsa u shpreh optimist për një marrëveshje edhe sa i përket takimit të kryeministrit me partitë opozitare shqiptare për Ligjin e shtetësisë.
 
“Shtyrja e regjistrimit nuk do të shkaktojë dëmtim për askënd, përkundrazi, me vaksinimin do të krijohen kushte për realizim të suksesshëm pa lënë dyshime për legjitimin e këtij procesi. Pres që në takimin e caktuar për nesër me partitë që kanë propozuar ndryshim të Ligjit për shtetësi të ketë gjithashtu kompromis, pasi në njërën anë nuk është mirë që për një propozim politik të opozitës parlamenti të jetë komplet i paralizuar, por edhe nuk është mirë që të mos kemi zgjidhje për problemet reale të qytetarëve që me vite jetojnë këtu dhe nuk mund të rregullojnë qëndrimin e tyre dhe t’i realizojnë të drejtat e tyre, ndërsa krejt e parëndësishme sesa qytetarët mund të bëjnë pjesë në këtë grup të qytetarëve.”,- theksoi presidenti, Stevo Pendarovski.
 
Pendravoski ftoi institucionet shëndetësore private që të shikojnë mundësinë për të braktisur fitimin që t’i bëjnë shërbimet e tyre më të lehta për të infektuarit me virus. Gjithashtu apeloi deri te qytetarët që të respektojnë dhe zbatojnë në përpikëri masat dhe protokollet e qeverisë e që kanë për qëllim mbrojtjen nga Kovid-19.
 
ZEKIRJA MEXHITI