Maqedoni

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, pret ambasadorin spanjoll Karanza

24.11.2014 16:16

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në selinë e partisë në Tetovë, ka pritur ambasadorin e ri të Spanjës në Maqedoni, Ramon Abaroa Karanza...

Lideri i BDI­së i uroi mirësardhje në Maqedoni dhe punë të mbarë ambasadorit Karanza, duke shprehur bindjen e vazhdimësisë së marrëdhënieve të shkëlqyera me autoritetet spanjolle gjatë viteve.
Ambasadori Karanza theksoi që Spanja është një vend mik i Maqedonisë dhe shprehu mbështetjen e plotë të vendit të tij për integrimet EuroAtlantike të Maqedonisë.
 
Ambasadori i Spanjës shfaqi interesim për proceset e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, reformat vendore, rolin e opozitës dhe çështjen e emrit. Ahmeti tha se zgjidhja e emrit do të mbarëson të gjitha ngecjet tjera.
 
"Çdo vonesë në këtë drejtim sjell rrezik për vendin. Maqedonia ka vetëm një alternativë e ajo është integrimi EuroAtlantik, ndërsa për ta realizuar këtë synim, duhet ta zgjidhim kontestin e emrit. Moszgjidhja e këtij problem na mban në Status Kuo, por edhe na sjell regres. Për këtë arsye, komuniteti ndërkombëtar duhet të kyçet drejtpërdrejt në lehtësimin e arritjes së kompromisit midis Athinës dhe Shkupit sepse zgjidhja është afër ndërsa kompromisi arrihet vetëm nëpërmjet të dialogut të ndërmjetëm", tha Ahmeti.
 
Ai porositi nevojën e kthimit të opozitës në parlament dhe të ndërtimit të një agjende progresive dhe konstruktive nga ana e saj, me ç’rast tek BDI do të gjejnë partner.
 
Çështjet e tyre mund t'i adresojnë më së miri në Parlament dhe vetëm ashtu qytetarët do të vlerësojnë ofertën e opozitës