Botë
Vaksinimi masiv në Shqipëri, rreth 100 mijë të vaksinuar
30.03.2021 18:58
Në Shqipëri prej disa ditësh ka nisur vaksinimi masiv i popullsisë....

Në Shqipëri vijon për të tretën ditë vaksinimi masiv, me vaksinat ruse dhe ato kineze të mbërrita pak ditë më parë nga Turqia. Numri i të vaksinuarve në total, që prej nisjes së këtij procesi po i afrohej shifrës 100 mijë, ndërsa në ditë po vaksinohen mbi 10 mijë persona.
Procesin e ka ndjekur nga afër kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta manasitrliu, të cilët nga Lezha, folën për ecurinë e imunizimit të popullsisë dhe takuar të moshuar që po vaksinoheshin. Rama gjitashtu ka thënë se synohet që numri të vaksinuarve të rritet deri në 30 mijë persona në ditë.
"Tani që kemi siguruar sasisë, Mund të shkojmë edhe në 30 mijë në ditë. Shumë më shpejt se sa kishim parashikuar mund të bëjmë dozën e parë masivisht dhe të mbyllim pjesën vunerabël. Pjesa tjetër na jep edhe më shumë kohë për të vaksinuar.", tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ditët e fundit situata epidemiologjike është paraqitur e përmirësuar, me ulje jo vetëm të numrit të të infektuarve, por edhe të viktimave. Ndërkohë kryeministri Rama ka premtuar se Shqipëria do të jetë e hapur në verë dhe se Brenda muajit majë pritet të vaksinohen në total mbi 500 mijë persona.
