Maqedoni

Nga “AstraZeneca” në “Vaks-Zevria”, kompania ndryshon emrin e vaksinës pas dyshimeve për sigurinë e saj

30.03.2021 20:58

Vaksina anti-Covid suedezo-angleze AstraZeneca ka ndryshuar emrin në “Vaxzevria”.....

Vaksina anti-Covid suedezo-angleze AstraZeneca ka ndryshuar emrin në “Vaxzevria”.
 
Modifikimi është miratuar nga agjencia evropiane e barnave EMA pas kërkesës nga grupi prodhues, i cili ka ndryshuar gjithashtu pamjen e produktit dhe udhëzimet referuese.
 
Megjithse miratimi është marrë më 25 mars, ndryshimi u raportua sot nga agjencia suedeze e barnave Läkemedelsverket, bazuar në të dhënat e agjencisë evropiane EMA.
 
Zhvillimi vjen pas disa diskutimeve dhe kontestimeve të vaksinës për efekte anësore, të cilat përfundimisht janë refuzuar me miratimin e dytë zyrtar të rregullatorëve.
 
Agjencia suedeze tha se vaksina mbetet e pandryshuar por shtoi se emri i ri së bashku me etiketimet dhe paketimin, ishte “diçka e nevojshme”.