Maqedoni

Parashikimi i motit

31.03.2021 09:04

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira mesatare....

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në vendet më të larta, erë e përforcuar nga drejtimi verior.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri 6 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 10 deri 21 gradë celcius.
 
Në Shkup, me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë mesatare veriore. Temperatura minimale do të ulet deri në tre, ndërsa maksimalja do të arrijë në 18 gradë.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti do të jetë i ndryshueshëm, me kushte për reshje të shiut dhe periudha me diell. Deri të premten temperaturat ditore do të jenë në rritje, ndërsa gjatë fundjavës do të jetë më freskët.