Maqedoni
Fillon vaksinimi, prioritet moshat e rrezikuara dhe mbi 77 vjeç
31.03.2021 09:24
Sot fillon vaksinimi i 20 mijë qytetarëve...

Në pikat vaksinuese në mbarë vendin, sot filloi vaksinimi i 20 000 qytetarëve të moshës mbi 77 vjeç dhe me sëmundje kronike. Qytetarët do të vaksinohen me vaksinën nga kompania “AstraZeneka”, dërgesa e së cilës prej 24.000 dozave arriti më 28 mars në aeroportin në Shkup përmes mekanizmit Kovaks.
Vaksinimi prej sot filloi në poliklinikat “Jane Sandanski”, Çair dhe Bukuresht në Shkup, në shtëpitë e shëndetit në Prilep, Ohër, Shtip, Kumanovë, Veles, Manastir, Strumicë, si dhe në Kavadar. Nga e premtja do të fillojë vaksinimi në tëgjithë qytetetet tjera.
Muaji prill do të jetë muaj kur pritet që vaksinat të arrijnë nga më shumë vende dhe pas kësaj, grupi prioritar i qytetarëve mbi 77 vjeç dhe qytetarë të tjerë të thirren dhe të vaksinohen.
Pritet të arrijnë edhe 76.000 doza nga “AstraZeneka” gjithashtu përmes mekanizmit Kovaks të cilat do të parashihen për rivaksinim, si dhe sasi më të mëdha të vaksinave edhe nga Kina dhe Rusia. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëroi se vendi do t’i ndjekë shembujt e Kanadasë dhe të Gjermanisë dhe nuk do të vaksinojë persona më të rinj se 60 vjeç me vaksinën “AstraZeneka”.
“Pas dy raporteve të Kanadasë dhe të Gjermanisë sollëm vendim se do t’i ndjekim rekomandimet e tyre dhe nuk do të vaksinojmë me ‘AstraZeneka’ persona të cilët janë më të rinj se 60 vjeç. Deri më tani në shtet janë vaksinuar 7005 punonjës shëndetësorë. Mbi 4000 pranuan vaksinë të kompanisë “Fajzer” dhe u rivaksinuan. Në shtet gjatë fundjavës arriti edhe dërgesa e dytë nga vaksina ruse “Sputnik V”, dedikaur për rivaksinim të 3000 punonjësve shëndetësorë të cilët tashmë e pranuan dozën e parë nga e njejta vaksinë. Një numër I caktuar I qytetarëve tanë u vaksinuan me “AstraZeneka” në Serbi, mes të cilëve pati edhe të punësuar në kompani, gazetarë.”, tha Filipçe.
Ministri Filipçe theksoi se për qytetarët të cilët e shfrytëzuan mundësinë dhe u vaksinuan në Serbi ka kërkuar t’i dërgohet listë elektronike me qëllim që ata të rivaksinohen në vendin tonë.Ndërkohë, në rrjedhë janë përgatitjet për imunizim masiv dhe gjatë javës së ardhshme tërësisht do të përgatitet pika e madhe në sallën sportive “Boris Trajkovski”. Kompetentët u bëjnë thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat, sepse kjo është periudhë specifike.
