Botë
Merkel, Macron dhe Putin, diskutojnë për vaksinat
31.03.2021 09:44
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë diskutuar me presidentin e Rusisë...

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë diskutuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në lidhje me bashkëpunimin e mundshëm për vaksinat kundër koronavirusit.
Liderët diskutuan për “perspektivat e miratimit të vaksinës ruse Sputnik V në Bashkimin Evropian dhe furnizimet e mundshme të saj si dhe prodhimi i përbashkët në vendet e BE-së”. Rusia tha se në bisedime u fol edhe për situatën në Siri.
