Maqedoni

Ilmi Selami: Regjistrimi do të vazhdojë, deri sa të sillet ligj i ri

31.03.2021 11:46

Edhe pse një ditë më parë shumë regjistrues kanë kthyer laptopët e tyre në zyrat rajonale të regjistrimit, zv/drejtori i ESHS-së, Ilmi Selami...

Edhe pse një ditë më parë shumë regjistrues kanë kthyer laptopët e tyre në zyrat rajonale të regjistrimit, zv/drejtori i ESHS-së, Ilmi Selami, thotë se pa ligj të ri, procesi i regjistrimit do të vazhdojë, duke respektuar ligjin aktual.
 
Në Argument në TVM2, Selami fton politikanët t’i japin fund kaosit të krijuar pas deklarimeve për shtyrjen  e regjistrimit. Në pyetjen nëse regjistrimi u shty për shka të numrave në diasporë, Selami thotë se nëse shkaku ishte ky, kundërefekti do të jetë jo si e kanë pritur dhe shqiptarët do të regjistrohen edhe më fuqishëm. 
 
"Ne do t’i nxjerrim regjistruesit në terren, do të bëjmë punën tonë. Por është krijuar një kaos aq i madh, janë gjëra faktike që po ndodhin dhe ne si ESHS duhet t’i respektojmë. Nëse sjellin ligj tjetër, ne duhet të respektojmë atë ligj. Në një anë duhet të zbatosh ligjin aktual e ti duhet të fillosh procesin, por sa efekt do të ketë. Duhet të kesh regjistrues të bindur në atë punë që po bëjnë e jo të tillë që i rri zilja e telefonit mbi kokë dhe vetëm pret kur do t’i bie telefoni. Ti mund të fillosh regjistrimin dhe ditën e tretë apo të pestë kur të arrijë në seancë plenare, të sillet ndryshimi në ligj dhe ndërpritet gjithcka. Nëse sillet ligj, nëse vecmë ka vullnet politik, bëjeni këtë punë më shpejt, se na keni vënë në pozitë ku nuk dimë ç’të bëjmë. Ata mendojnë se me këtë vendim për shtyrje e trondisin regjistrimin, por kanë krijuar kundërefekt. Shqiptarët edhe më seriozisht e më fuqishëm,  do vazhdojnë dhe besoni se do dalim me numra aq sa jemi, edhe në diasporë edhe këtu.", tha Ilmi Selami, zv drejtor i ESHS-së.