Maqedoni

Njohja e testeve dhe pasaportave Covid, Bekteshi: Do të negociojmë me të gjithë fqinjët

31.03.2021 13:02

Në periudhën që vjen, do të zhvillohen negociata me të gjitha vendet fqinje për njohjen reciproke të testeve PCR...

Në periudhën që vjen, do të zhvillohen negociata me të gjitha vendet fqinje për njohjen reciproke të testeve PCR, testeve të antitrupave dhe pasaportave kovid. Kjo do të bëhet edhe me vendet e tjera evropiane në mënyrë që qytetarët të mund të udhëtojnë lirshëm, thotë ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi. 
 
"Ne do të negociojmë me të gjithë fqinjët për njohjen reciproke të testeve. Unë kam deklaruar më parë se nga dita kur fillon imunizimi i popullsisë në vendin tonë, ne në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Punëve të Jashtme, do të kërkojmë nga fqinjët tanë, jo vetëm nga fqinjët, por edhe vendet evropiane, të pranojnë të ashtuquajturat pasaporta kovid nga vendi ynë.", tha Bekteshi.
 
Në vërejtjen se bisedime të tilla janë ende të vonuara, dhe se deri më tani ishte e mundur të negociohet me një test negativ PCR ose një test antitrupi, Bekteshi u përgjigj se vendi është në negociata të vazhdueshme me fqinjët tanë, përfshirë Greqinë. 
 
"Ne jemi në vazhdimësi në kontakt me fqinjët, përfshirë edhe Greqinë, por  ne si Ministri e Ekonomisë nuk negociojmë drejtpërdrejt sepse nuk jemi thirrur të negociojmë para se të bëjë Ministria e Shëndetësisë dhe të na dorëzojë protokolle të caktuara dhe mënyrën se si do të rregullohet dhe si të lëshojmë një numër pasaportash. Kjo nuk është përgjegjësi e Ministrisë së Ekonomisë. Sapo të kemi udhëzime nga institucionet kompetente, sigurisht që do të ndërmarrim hapat e duhur.", u shpreh Bekteshi.
 
Në lidhje me deklarimet e tij  për turizmin vendor, Bekteshi sqaroi se , në përputhje me strategjinë e Qeverisë dhe strategjinë e Ministrisë së Ekonomisë, detyrimi i Ministrit të Ekonomisë është të inkurajojë turizmin e brendshëm, për të tërhequr sa më shumë turistë të huaj. Prandaj, programet për mbështetjen e turizmit në vendin tonë do të bëhen, duke pasur parasysh se ky sektor është një nga drejtuesit kryesorë në ekonomi, potencoi Bekteshi. 
 
SEDAT SELIMI