Maqedoni
Kontesti me Bullgarinë, Osmani: S’ka alternativë tjetër pos zgjidhjes
31.03.2021 13:30
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë potencial ta rikthejnë besimin dhe komunikimin normal dhe kjo pritet të ndodhë pasi të mbarojnë zgjedhjet në fqiun lindor...

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë potencial ta rikthejnë besimin dhe komunikimin normal dhe kjo pritet të ndodhë pasi të mbarojnë zgjedhjet në fqiun lindor, tha ministri i jashtëm, Bujar Osmani. Raportet e mira ndërfqinjësore janë të domosdoshme dhe interes i Shkupit, Sofjes dhe rajonit thotëai, ndërsa është optimist se do të mund të gjendet zgjidhje për kontestin me Bullgarinë. Afat racional për fillimin e besedimeve me BE-në e sheh muajin qershor, gjegjësisht samitin e Këshillit në fund të presidencës portugeze. Prolongimi i mëtutjeshëm e bën situatën të paparashikueshme thotë Osmani.
"Nuk ka alternativë në raportet e mira bilaterale të dy fqinjëve, nuk ka alternativë në rrugëtimin evropian të RMV-së. Ashtu që jam i bindur se do të gjejmë forcë, do të gjejmë mundësi që të racionalizojmë këtë debat, të ulemi të bisedojmë dhe të shohim përpara.", tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.
Këto komente ministri Osmani i tha në takimin me Drejtorin Rajonal të Agjensisë Franceze, Dominik Hautbergue.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
