Ekonomi
Gruevski dhe Rama, në Forumin Ekonomik në Vjenë
24.11.2014 16:33
Maqedonia ka përparim të mirë ekonomik. Vitin e kaluar vendi kishte rritje më të mirë, të tretë të bruto prodhimit vendor në Evropë...

Maqedonia ka përparim të mirë ekonomik. Vitin e kaluar vendi kishte rritje më të mirë, të tretë të bruto prodhimit vendor në Evropë, ndërsa në gjysmën e parë të këtij viti, me një rritje të dytë të BPV-së prej 4.1 për qind.
Ky përparim ekonomik u theksua edhe në fjalimin e kryeministrit, Nikolla Gruevski, në Forumin Ekonomik të Vjenës.
"Jemi të fokusuar edhe drejt investimeve kapitale në infrastrukturë. Momentalisht ndërtojmë tre autostrada dhe rrugë hekurudhore drejt Bullgarisë dhe ajo që është e rëndësishme për investitorët, krahas fuqisë punëtore të angazhuar që Maqedonia e posedon, është ajo që kemi harxhime më të ulëta për të bërë biznes në Evropë”- deklaroi kryeministri, Nikolla Gruevski.
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, njëra nga ngjarjet më të rëndësishme politiko-ekonomike për kontinentit evropian, krahas shumë zyrtarëve të lartë të vendeve evropiane, merr pjesë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili theksoi angazhimet të cilat i kanë vendet nga Ballkani Perëndimor për realizimin e reformave ekonomike.
"Praktikisht në çdo vend ka përkushtueshmëri dhe orvatje të madhe për reforma dhe si rezultat i reformave dhe ndryshimeve dhe si rezultat i qasjeve qeveritare në përmirësimin e biznes-klimës, Shqipëria ka bërë një hap të madh në afat prej një viti në listën e “Duing Biznesit” për 40 vende, ndërsa të dhënat historike tregojnë se edhe Maqedonia arrin përparim të dukshëm në listën e “Duing Biznesit”- tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Maqedonia mori sot kryesimin me iniciativën qendrore evropiane për vitin 2015 nga kryesuesi i deritashëm, Republika e Austrisë.
MERITA GASHI
