Maqedoni
Gjendja në spitale, 1.581 pacientë të shtruar, 77 në 24 orët e fundit
31.03.2021 14:36
Në spitalet dhe qendrat Covid në të gjitëh vendin, aktualisht ka 1,581 pacientë....

Në spitalet dhe qendrat Covid në të gjitëh vendin, aktualisht ka 1,581 pacientë.
Vetëm në Shkup në 24 orët e fundit u hospitalizuan 77 pacientë. nGa numri i përgjithshëm prej 654 pacientëve Covid që trajtohen në Shkup, në Institutin për Sëmundjet e Mushkërive në Fëmijët Kozle ka 39 pacientë ndërsa në Klinikën për Sëmundjet e Fëmijëve ka 8 fëmijë pozitivë ndaj Covid-19. Gjithashtu ka edhe 7 paciente Covid në klinikën për gjinekologji. Në qytetet e tjera më shumë pacientë të shtruar ka në spitalin e Kumanovës - 156, në Prilep – 126, në Ohër -103, Manastir 89, Strumica 85, Veles 76, Kavadar 65, Shtip 60, Tetovë 39, Koçan 37, Gostivar 36, Kërçovë 23, Gjevgjeli 19 dhe Strugë 13.
Aktualisht në spitalet dhe repartet Covid, ka 260 shtretër të lirë. Ministri Filipce takoi sot drejtorët e klinikave ku trajtohen pacientët me Covid 19 e nga ky takim u konfirmua se situata në spitale është serioze. Sipas autoriteteve shëndetësore, është shumë e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat për të ndihmuar sistemin e kujdesit shëndetësor të mbetet i qëndrueshëm, në betejën kundër pandemisë Covid.
