Maqedoni
Fillon vaksinimi masiv i qytetarëve, do të vaksinohen personat mbi 75 vjeçarë
31.03.2021 14:52
Fillon imunizimi masiv i qytetarëve në vend...

Fillon imunizimi masiv i qytetarëve në vend. Të parët që do të imunizohen janë personat mbi 75 vjeç, që llogariten si kategoritë më të rrezikuara. Qytetarët do të vaksinohen me vaksinën nga kompania “AstraZeneka” dërgesa e së cilës prej 24.000 dozave arriti më 28 mars në aeroportin në Shkup përmes mekanizmit Kovaks. Qytetarët e anketuar thonë se nuk frikësohen nga marrja e vaksinave.
“Unë u vaksinova. Deri më tani është gjithçka në rregull”...
“Nuk kemi për çfarë të frikësohemi”...
“Unë u vaksinova, tani po pres kartonin ku do të më tregojnë se kur duhet të rivaksinohem.”, thanë qytetarët.
Radevski: Qytetarët të caktojnë terminin përmes mjekut amë
Në njërën prej qendrave të vaksinimit, në atë të poliklinikës Jane Snadanski, lëvizshmëria e qytetarëve ishte e madhe që nga orët e hershme të mëngjesit. Madje kishte edhe nga ata që kanë ardhur pa caktuar termin.
"Interesi është i madh. Ju e shihni se pensionerët tanë nuk flejnë shumë. Qysh nga ora 6 të mëngjesit kanë qenë këtu. Disa janë të pa informuar dhe kanë ardhur këtu pa bërë termin. Procedura për vaksinim shkon përmes mjekut amë, përmes “Termimi im”.", tha Bore Radevski, drejtor i poliklinikës “Jane Sandanski”.
Filipçe: “AstraZeneka” vetëm për ato mbi 60 vjeç
Ndërkohë që në vendin tonë është paraqitur rasti i parë me reagim të trombozës si pasojë e marrjes së vaksinës Astra-Zeneka. Bëhet fjalë për një 28 vjeçare e cila ka qenë e vaksinuar në Serbi, kurse reagimi i është paraqitur pas 6-7 ditësh, informoi ministri i shëndetsisë Venko Filipçe. 28 vjeçarja është e hospitalizuar dhe se është në gjendje të mirë shëndetsore. Mirëpo sipas tij, aksina Astra Zeneka është e sigurt për personat më të moshuar se 60 vjeç.
“Nuk duhet të krijohet panikë, vetëm duhet të ndiqen rekomandimet. Nuk do të shpejtojmë, do t’i presim të gjitha rekomandimet e institucioneve zyrtare, gjithashtu edhe të vetë kompanisë.”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetsisë.
Filipçe informoi se tek ne imunizimi me vaksinën Astra-Zeneka do të vazhdojë vetëm te popullata mbi 60 vjeçare, kurse për të tjerët do të priten rekomandime shtesë nga Kanadaja, Gjermania, të cilët të parët e ndërprenë vaksinimin e popullates ndër 60 vjeç. Filipçe informoi se qytetarët të cilët janë vaksinuar në Serbi do të rivaksinohen në vend, në përputhje me rekomandimet.
ERSAN PAJAZITI
