Maqedoni
Kumanovë, 800 doza të vaksinës në fazën e parë
31.03.2021 15:02
Nga mëngjesi edhe në Kumanovë ka filluar imunizimi i qytetarëve të rajonit të Kumanovës kundër Covid-19 me vaksinën “Astra Zeneka“...

Nga mëngjesi edhe në Kumanovë ka filluar imunizimi i qytetarëve të rajonit të Kumanovës kundër Covid-19 me vaksinën “Astra Zeneka“. Në fazën e parë, në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë, ku edhe po kryhet vaksinimi, kanë arritur 800 doza dhe me to do të vaksinohen kryesisht të moshuarit mbi 75 vjeç.
“Vaksinimi ka filluar me kohë dhe po rrjedh sipas dinamikës së paraparë. Vaksinimi po kryhet kryesisht në termine të parapara, çdo10 minuta. Qytetarët ishin të njohtuar paraprakisht dhe po vijnë në kohën e caktuar për ti marr vaksinat. Jehona është e kënaqshme dhe për momentin nuk krijohen tollovi dhe nuk ka kurfar problemi.”, deklaroi mes tjerash Dr. Snezhana Jovanovska udhëheqëse e repartit për vaksinim pranë Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë.
“Puna po shkon mirë, terminet i kemi çdo15 minuta. Sejcila vaksinë jep reaksione, edhe pse janë shumë të rralla dhe nuk janë shumë të mëdha, mund të ket temperaturë, gjithashtu në vendin e aplikimit të vaksinës mund të ket skuqje dhe pak dhimbje.”, tha mes tjerash Islami.
“Ka një vit që jam operuar, me padurim e kam pritur këtë ditë që të vaksinohem, pasiqë ka një vit që kam patur kujdes që mos të infektohem me Covid-19, ja tani edhe bashkëshortja po vaksinohet, përndryshe po ndihemi mirë.”, tha një pacient.
Gjatë ditës së parë kishte edhe qytetarë që kishin ardhur pa termin të caktuar paraprakisht, për çka edhe u kthyen në shtëpi. Vaksinat do të jipen çdo ditë nga e Hëna deri të Premten nga ora 08:00 deri në ora 21:00.
Aktualisht në rajonin e Kumanovës janë të evidentuar 782 raste aktive.
FATLUM AQIFI
