Maqedoni
Gjykimi për protestat, Betim Kasami pranon fajin, dënohet me 8 muaj burg
31.03.2021 15:26
Gjykata penale në Shkup shqiptoi dënim me burg prej 8 muaj, për të akuzuarin Betim Kasami...

Gjykata penale në Shkup shqiptoi dënim me burg prej 8 muaj, për të akuzuarin Betim Kasami. I akuzuari pranoi fajin për pjesmarrje në turme që shkakton vepër penale, në protestat e fundit të organizuara për rastet e montuara ndaj shqiptarëve që u mbajtën në shkurt të këtij viti. Kasami është i akuzuari i katërt që pranoi fain,ndërsa gjykimi do të vazhdojë edhe ndaj tre të akuzuarve të tjerë. Avkati mbrojtës Asmir Alispahiq thotë se gjykata nuk ka dëshmi për të vërtetuar fajsinë e klientëve të tij Fabo Idrizi dhe Arton Sadiki.
"Në materialet e dëshmive pash që prokuroria si dëshmi për akuzën ka vetëm 3 fotografi për të akuzuarit e tënishëm dhe në të njejtat unë ju them se nuk mund që aspak të vërehen karakteristikat e fizionomisë së cilit do nga këta dy të akuzuar.", tha Asmir Alipahiq, avokat mbrojtës.
Nga këshilli organizativ i protestave për rastin Monstra theksojnë se protestat realizohen me qëllim që të nxirren nga burgu njerëz të pafajshëm dhe jo që të burgosen edhe më shumë, siç po ndodhë me protestuesit që po akuzohen. Bedri Ajdari thotë se protestat nuk do të ndalen deri në zbardhjen e të gjitha rasteve kundër shqiptarëve.
"Kërkojmë një arsye të vetme se pse shqiptarët duhet ti besojnë këti shteti të pabesë, të ngarkuar në baza etnike dhe fetare,kësaj gjyqësie selective për të cilën Maqedonia e veriut çdo ditë kritikohet në çdo raport nga BE. Shqiptarët nuk do ti ndërpresin protestat e tyre, deri në zbardhjen e plotë të rasteve të montuara me prapavi politike si dhe të qenurit popull I barabartë dhe bartës I sovranitetit në shtetin ku jemi në shtetin autokton, aty kun a fali dhe krijoi perendia.", tha Bedri Ajdari, këshilli organizativ për protestat e rastit "Monstra".", tha Bedri Ajdari nga këshilli organizativ për protestat e rastit "Monstra".
Ajdari: Protestat do të vazhdojnë
Protestat e radhës do të mbështeten edhe nga Unioni i shoqatave dhe activistëve të ndryshëm të shoqatave civile. Sipas tyre është e patolerushme që Kryemnistri të thotë se në burg qëndrojnë njerëz të pafajshëm e më pas të tërhiqet dhe të vazhdojë me avazin e Gruevskit.
"Është thejsht e patolerueshme të gjitha këto raste të montimit dhe një gjyqësor selektiv. Është e pa tolerueshme që e gjithë kjo të ndodhë para syve të evropës dhe në mes të Evropës. Vendosëm që të veprojmë të bashkaur brenda një unioni për ti kundërvuar të gjitha këtyre padrejtësive, ne nuk do të ndalojmë. Pa drejtësi nuk ka qetësi. Liri dhe drejtësi për të gjithë këtë të dënuar dhe akuzuar, jetët e të cilëve po shkatërohen.", tha Krenar Osmani nga Lëvizja Boll Më.
Gjykimi i radhës për të akuzuarit e protestës së 26 shkurtit do të vazhdojë më 9 prill.
FLORIJE BELULI KAMBERI
