Maqedoni
Ndërtimi i korridorit 8 dhe 10, nënshkruhet memorandum me Bechtel-Enka
31.03.2021 16:03
U nënshkrua sot memorandimi për mirëkuptim me kompanin Bechtel-Enka..

U nënshkrua sot memorandimi për mirëkuptim me kompanin Bechtel-Enka për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, pas nënshkrimit të memorandumit theksoi se korridori 8 dhe 10D janë kryefjalë e dekadës.
"Rëndësia e korridorit 8 lidhet ngushtë me rëndësinë e madhe që ka nga pikëpamja energjetike. Ai do të bën të mundur që përmes Detit Mesdhe të bëhen të kapshme burime të mëdha energjetike të Kaspikut. Duke pasur parasysh këtë fakt, rëndësia e këtij korridori është jetike për Republikën e Maqedonisë së Veriut në veçanti për ekonominë e vendit pasi që u mundëson kompanive qasje në tregjet evropian", u shpreh zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.
Lidhur me rrugën Shkup - Bllacë, Grubi informoi se përfundimi i kësaj rruge përkon me përfundimin e Korridorit 8, dmth, siç tha ai, është një projekt që po implementohet tani, dhe vlerësoi se deri në fund të vitit ne do kemi projektin për të filluar procedurën e tenderimit. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Bochvarski njoftoi se vëmendje të veçantë i është kushtuar modernizimit të rrugëve.
"Ky dokument që ne nënshkruam sot është një drejtim strategjik, në të cilin drejtim RMV do të lëvizë investimet e ardhshme në infrastrukturën e korridoreve evropiane. Politikat tona të transportit bazohen në integrimin me rajonin, lidhje më të mirë me fqinjët dhe komunikim më të mirë midis të gjithë fqinjëve tanë", theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Bochvarski.
Boçvarski gjithashtu përmendi edhe vonesën e autostradës Kërçovë-Ohër ku ka pasur vonesa të vazhdueshme. Ai tha se aktualisht në këtë autostradë po punohet dhe brenda vitit do të lëshohen edhe 20 km të tjera, por nuk dha një datë për përfundimin e saj.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të pranishëm ishin edhe ambasadorja e SHBA-ve z. Kate Marie Byrnes, dhe drejtori I Ndërmarjes për Rrugë shtetërore, Ejup Rustemi.
SEDAT SELIMI
