Maqedoni

Qendrat shëndetësore: Struga dhe Vevçani, gati për vaksinim

31.03.2021 17:32

Në spitalin e Strugës arriten 400 vaksina Astra Zeneca dhe të premten fillon imunizimi i personave të moshës mbi 77 vjeç...

Në spitalin e Strugës arriten 400 vaksina Astra Zeneca dhe të premten fillon imunizimi i personave të moshës mbi 77 vjeç. 
 
“Ne jemi të gatshëm për sa i përket stafit dhe hapësirës në çdo mënyrë. Ne kemi një punkt sipas të gjitha rregullave dhe rregulloreve, kemi staf, mund të përfshijmë tre ekipe”, u shpreh drejtori i qendrës shëndetësore Strugë, Andon Lozhankoski.
 
Edhe në qendrën shëndetësore të Vevçanit kanë arrit 100 vaksinat e para dhe imunizimi fillon të premten. Terminet për ditën e parë të vaksinimit tashmë janë plotësuar, ndërsa do të imunizohen nga 20 në ditë.
 
"Procesi i imunizimit do të vazhdojë, me një rritje të numrit të pikave të vaksinimit. Për momentin jemi vetëm në Vevçan, nga java tjetër me rritjen e numrit të vaksinave do të aktivizojmë pikat e vaksinimit në fshatrat Veleshtë dhe Llabunishtë”, theksoi drejtor i qendrës shëndetësore në Vevçan, Jovan Stojkoski.
 
Në spitalin e Ohrit arritën 800 vaksina dhe imunizimi ka filluar sot, ndërsa ka mbi 70 termine në ditë. 
 
ILMIJE ZHAKU