Botë

BioNTech/Pfizer: Vaksina, 100% efektive te moshat 12-15 vjeç

31.03.2021 17:58

Kompanitë BioNTech dhe Pfizer thanë se vaksina e tyre kundër koronavirusit është 100% efektive...

Kompanitë BioNTech dhe Pfizer thanë se vaksina e tyre kundër koronavirusit është 100% efektive te moshat 12 deri në 15 vjeç. Provat e fazës së tretë të kryera në 2,260 adoleshentë ,treguan 100 për qind efikasitet dhe përgjigje të fuqishme të antitrupave”.
 
"Ne kemi në plan t’i paraqesim këto të dhëna tek rregullatorët, me shpresën për të filluar vaksinimin e kësaj grupmoshe para fillimit të vitit tjetër shkollor", theksoi shefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla.
 
Miliona persona janë imunizuar me këtë vaksinë në më shumë se 65 vende të botës. BioNTech tha se po vazhdon me planet për të prodhuar këtë vit 2.5 miliardë doza të vaksinës.BioNTech dhe Pfizer javën e kaluar filluan studimet për efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës te fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç. Javën e ardhshme do të fillojë testimet te fëmijët e moshës dy deri në pesë vjeç. 
 
Austria kërcënon BE-në: Do të bllokojë 100 milion doza të Pfizer
 
Ndërkohë Austria është gati të bllokojë 100 miliona doza të vaksinës Fajzer që janë të destinuara për vendet e Bashkimit Europian nëse nuk do të ketë një kompensim të dozave që janë marrë deri tani.
 
"Nuk duhet të ketë shkelje gjeopolitike kur bëhet fjalë për vaksinat. E vetmja gjë që duhet të ketë rëndësi është nëse vaksina është efektive dhe e sigurt. Nëse Austria merr një milion doza vaksinash shtesë, ne mund të kthehemi në normalitet më shpejt, të shpëtojmë shumë jetë dhe punë", u shpreh kancelari Austriak, Sebastian Kurz.
 
Ndërsa kur bëhët fjalë për vaksinën e AstraZenekes shumë vende e kanë ndaluar për shkak të dyshimeve të ngjizjes së gjakut. Rastët për shfaqjen e trombozës pas vaksinimit kanë shkaktuar polemika, por edhe pas kësaj OBSH përsërit se vaksina e Astra Zenekës është e sigurt.
 
Nga OBSH-thonë se edhe vaksinat kineze “Sinofarm”janë të sigurta edhe pse munojnë të dhënat. Ndërkohë që bota lufton virusin me vaksina të ndryshme, në SHBA-janë shfaqur mbi 12.000  variante të Covidit. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU