Maqedoni
Covid 19: 32 viktima dhe 1511 raste të reja
31.03.2021 19:16
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 4445 testime të bëra ka regjistruar 1511 raste të reja të të infektuarve...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 4445 testime të bëra ka regjistruar 1511 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 32 persona, ndërsa janë shëruar 587 pacientë.
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 654 raste i pasuar nga Kumanova 116, Manastiri 86, Velesi 68, Prilepi 64, Tetova 56, Gostivari 55 dhe qytetet e tjera me numër më të ulët të të infektuarve.
Betejën me covid 19 e kanë humbur 32 pacientë, prej të cilëve trembëdhjetë nga Shkupi, nga dy pacientë në Prilep, Kumanovë, Gostivar, Kavadar, Shtip, Strumicë dhe Negotinë dhe nga një pacient në Veles, Ohër, Strugë, Gjevgjeli dhe Dellçevë.
Ndërkohë ,numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 130.022, prej tyre janë shëruar 106.979 kanë humbur jetën 3.781 dhe numri i rasteve aktive shënon 19.262.
