Maqedoni

Kuvend: Nuk ka marrëveshje për shtyerjen e regjistrimit

31.03.2021 20:34

Nuk ka kushte që sonte të mbahet séance në kuvend për shtyerjen e regjistimit...

Ky është epilogu pas përfundimit të koordinimit mes Kryeatrit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe grupeve parlamentare.
 
Sipas koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO DPMNE së Nikolla Micevski , nëse krijohen kushte séance do të mbahet nesër. 
 
"Tërë ditën kemi koordinime, në fund të ditës u informuam se sonte nuk ka kushte për mbajtjen e séances dhe se është e mundshme që kjo séance të mbahet nesër. Informata shtesë do të marrim nga Kryetari I Kuvendit dhe shërbimet që janë të obliguara për këtë", u shpreh koordinator i grupit parlamentar të VMRO DPMNE –së, Nikolla Micevski. 
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI