Maqedoni
Parashikimi i motit
01.04.2021 09:05
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të lëviz prej -1 deri në 5, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri 23 gradë.
Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 5, ndërsa ajo e ditës deri në 20 gradë.
Nesër dhe gjatë fundjavës meteorologët parashikojnë ndryshim të motit. Ata thonë se do të ketë reshje të shiut në disa vende.
