Maqedoni

Buçkovskit nuk i shtyhet afati, pas 8 ditësh nis burgun

24.11.2014 17:05

Ish-kryeministri dhe ish-ministër i Mbrojtjes Vlado Buçkovski do të nisë vuajtjen e dënimit me burg 8 ditë pasi të hyjë në fuqi vendimi gjyqësor...

Kërkesa e ish-kryeministrit për ta shtyrë zbatimin e dënimit nuk është pranuar nga këshilli penal i Gjykatës Themelore Shkup.
 
Buçkovski u shpall fajtor për aferën “Pjesët e tankeve”, duke u dënuar me 3 vjet burg.
 
Gjykata bëri me dije se ka vendosur që të mos pranojë kërkesën e ish-kryeministrit për ta shtyrë zbatimin e dënimit, për shkak të obligimeve të tij në Fakultetin Juridik në Shkup.
 
Në kërkesën e tij, ish-kryeministri dhe njëherazi profesor i Fakultetit Juridik, shkruan se largimi i tij nga detyrat si profesor do të dëmtojë studentin dhe institucionin arsimor.