Maqedoni

48 punkte në sallën "Boris Trajkovski", do të vaksinohen 5.000 njerëz në ditë

01.04.2021 10:30

Po finalizohen përgatitjet e fundit për të kthyer sallën "Boris Trajkovski" në Shkup...

Po finalizohen përgatitjet e fundit për të kthyer sallën "Boris Trajkovski" në Shkup, në qendër për vaksinimin masiv.
 
Atje janë gati 48 punkte për vaksinim të njëkohësishëm me një kapacitet për të vaksinuar rreth 5.000 qytetarë në ditë. Sipas planit, kjo qendrë vaksinimi do të punojë në dy ndërrime, nga ora 08:00 deri në 20:00.
 
Vaksinimi filloi dje në pikat e vaksinimit në të gjithë vendin dhe po zhvillohet sipas parashikimeve .