Maqedoni
Një anëtar i Këshillit Gjyqësor Covid pozitiv, shtyhet seanca kryesore dëgjimore për 27 prillin
01.04.2021 10:42
Seanca kryesore në gjykimin në rastin "Dhuna në kuvend" është shtyrë...

Seanca kryesore në gjykimin në rastin "Dhuna në kuvend" është shtyrë, pasi se një anëtar i Këshillit Gjyqësor rezultoi pozitiv ndaj Covid 19.
"Seanca kryesore mbi çështjen në lidhje me ngjarjet e 27 Prillit 2017 , që ndodhën në Parlament dhe të gjitha seancat e planifikuara për 25 Prill 2021, shtyhen, duke pasur parasysh se disa anëtarë të Këshillit Gjyqësor janë në izolim pasi një prej tyre rezultoi pozitiv ndaj Covid 19 ", njoftoi Gjykata Penale - Shkup.
Seanca e radhës është caktuar për më 26 Prill. Për çdo ndryshim eventual, palët do të njoftohen në kohë thonë nga GJTHP.
