Maqedoni
Gjëndja e krizës përfundoi mbrëmë, Parlamenti nuk arriti ta vazhdojë
01.04.2021 11:03
Gjendja e krizës në kufijtë jugorë dhe veriorë të vendit, e cila ishte në fuqi tashmë...

Gjendja e krizës në kufijtë jugorë dhe veriorë të vendit, e cila ishte në fuqi tashmë për disa vite për shkak të situatës me migrantët e paligjshëm, përfundoi mesnatën e mbrëmshme. Parlamenti nuk arriti të marrë vendimin për zgjatjen e saj për periudhën nga 1 Prilli deri më 30 Shtator të këtij viti.
Duke informuar se nuk është arritur asnjë marrëveshje për vënien në procedurë të ndryshimeve në Ligjin e Regjistrimit, kabineti i Kryetarit Talat Xhaferi njoftoi mbrëmë se nuk është arritur asnjë marrëveshje as për votimin e pr/vendimit për zgjatjen e gjendjes së krizës, të propozuar nga qeveria me rekomandim të Komitetit për Menaxhimin e Krizave.
