Maqedonia e Veriut mund Gjermaninë 2-1

01.04.2021 09:04

Maqedonia e Veriut është surpriza e madhe e mbrëmjes në kualifikueset e Botërorit....

Maqedonia e Veriut është surpriza e madhe e mbrëmjes në kualifikueset e Botërorit. Skuadra e drejtuar nga Angelovski, me 5 futbollistë shqiptarë në fushë, mposhti 2-1 Gjermaninë në Duisburg, duke u ngjitur në vendin e dytë në Grupin J të cilin e kryeson për befasinë e të gjithëve Armenia me pikë të plota.
 
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Maqedonisë së Veriut, me gol të Pandevit që u shënua në shtesë, pasi asistimit të Enis Bardhit. Gundogan barazoi në minutën e 63-të me penallti, ndërsa pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt Elmas u dha fitoren miqve.
 
Kosova ka humbur ndaj Spanjës me shifrat 3-1 në ndeshjen e saj të vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror Katar 2022 të zhvilluar në Sevilje. Pas këtyre dy ndeshjeve të para Kosova ndodhet në vendin e fundit në grupin B me 0 pikë, pasi kaluajtur me dy kryesueset e grupit Spanja që udhëheq me 9 pikë pas 3 ndeshjeve dhe Suedia e ndjek në vendin e dytë me 6 pikë pas 2 ndeshjeve.
 
Në Grupin e Shqipërisë, Anglia fitoi 2-1 përballë Polonisë, që luajti në këtë transfertë pa sulmuesin kryesor, 
Hungaria fitoi 1-4 në fushën e Andorrës.
 
Në Grupin C, Italia fitoi 0-2 në fushë ne Lituanisë, ndërsa Irlanda e Veriut barazoi pa gola me Bullgarinë.
 
Në sfidën e vetme të Grupit D, Franca triumfoi në fushën e Bosnjë Hercegovinës me golin e Antoine Griezmann.
 
Më poshtë të gjitha rezultatet në eliminatoret e Botërorit.
Ndeshjet:
Armeni – Rumani 3-2
Andorrë – Hungari 1-4
Austri – Danimarkë 0-4
Bosnjë Herzegovinë – Francë 0-1
Angli – Poloni 2-1
Gjermani – Maqedoni e Veriut 1-2
Greqi – Gjeorgji 1-1
Lihtenshtajn – Islandë 1-4
Lituani – Itali 0-2
Moldavi – Izrael 1-4
Irlandë e Veriut – Bullgari 0-0
San Marino – Shqipëri 0-2
Skoci – Ishujt Faroe 4-0
Spanjë – Kosovë 3-1
Ukrainë – Kazakistan 1-1