Botë
Zbulohet “kodoshi” i studentëve protestues në Prishtinë
24.11.2014 17:08
Komisioni për Verifikimin e Fakteve shpalli edhe tre persona si bashkëpunëtorë të Shërbimit Sekrete...

Njëri prej tyre madje ka qenë “kodoshi” që ka spiunuar studentët pjesëmarrës në protestat në Prishtinë. Ky “kodosh” ka qenë ish-drejtor i shkollës fillore qendrore në fshatin Zajaz dhe ka punuar nën pseudonimin "Luben".
Spiunimin e ka filluar që kur ka qenë student, kur i njëjti ka dhënë informata në Prishtinë për studentët-pjesëmarrës në demonstratat e atëhershme. Për të ka më shumë se 30 dokumente, me të cilat qartë konfirmohet bashkëpunimi.
Komisioni solli vendim, me të cilin është konfirmuar bashkëpunimi i ish-konsullit të përgjithshëm në Toronto, Kanada, i cili për arsye ideologjike-politike ka bashkëpunuar me Shërbimet Sekrete dhe ka dhënë informata për diasporën e Maqedonisë dhe organizatat e Maqedonisë në Kanada dhe Amerikë.
Personi i tretë është ish-sekretari i SHIK-ut "Strumicë", i cili ka dhënë informata për anëtarët e emigracionit të Maqedonisë në Brazil.
Letrat që ai i ka marrë nga familjarët e tij të afërt ua ka dorëzuar Shërbimeve Sekrete.
Të tre personat janë shpallur bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete, janë gjallë dhe në afat prej tre ditëve në ueb faqen e komisionit do të shpallen dokumentet me të cilat konfirmohet vendimi i tyre.
