Maqedoni

Ligji për regjistrim, Xhaferi cakton seancën e Kuvendit për në orën 13:00

01.04.2021 12:16

Qeveria ka ridërguar ligjin për shtyrje të regjistrimit në Kuvend...

Qeveria ka ridërguar ligjin për shtyrje të regjistrimit në Kuvend. Kryeparlamentari Talat Xhaferi e caktoi seancën për në ora 13:00.

Përpos propozim ligjit për ndryshim të ligjit për regjistrim, me procedurë të shkurtuar në rend dite në seancë është edhe propozim ligji për ndryshim të kodit zgjedhor.

Nga ESH shprehen se deri në përfundim të procedurës në Kuvend, regjistrimi nuk do të fillojë.

Sipas ligjit aktual, regjistrimi i popullsisë duhej të fillonte sot deri më 21 prill. Ligji i ri parasheh që ai të shtyhet për më 5 shtator, e të përfundojë më 30 shtator.