Maqedoni

EShS nuk e filloi regjistrimin, pret vendimin për shtyrje

01.04.2021 14:40

Sipas Ligjit në fuqi, regjistrimi i popullsisë në vend duhej të fillonte më një prill dhe të përfundojë më 21 prill....

Sipas Ligjit në fuqi, regjistrimi i popullsisë në vend duhej të fillonte më një prill dhe të përfundojë më 21 prill, por Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se regjistrimi në teren nuk do të fillojë. Në komunikatën me shkrim të Entit Shtetëror të Statistikës thuhet se për shkak të situatës së re për regjistrimin Entit nuk do të fillojë aktivitetet e regjistrimit deri sa Kuvendi të përfundojë me procedurat.  
 
“Duke pasur parasysh që regjistrimi është planifikuar të zgjasë 21 ditë, gjegjësisht deri më 21 prill. Enti Shtetëror i Statistikave konsideron se ka kohë të mjaftueshme që të gjitha aktivitetet e planifikuara të regjistrimit të përfundojnë në kohë. Në një periudhë kur pritet të gjendet zgjidhje në Kuvendin e RMV-së, ESSH edhe njëherë do t’i verifikojë të gjitha aktivitetet organizativo-teknike në teren, që të jetë edhe më i sigurt se gjithçka është gati për fillimin eventual me regjistrimin në terren.”,- thuhet në njoftimin e ESSh-së.
 
Ndërkohë, vazhdon vetregjistrimi i diasporës, ku deri më tani janë regjistruar 177,875 persona. Shumica e shtetasve të vetregjistruar në diasporë janë nga Zvicra – 58 067, në Gjermani – 40 400 dhe Itali – 25 618. Në SHBA janë vetë regjistruar 7,484 shtetas të vendit, 2,227 në Australi dhe 1,591 në Kanada. Nga shtetet fqinje në  Shqipëri deri më tani janë regjistruar 362 persona, Bosnja dhe Hercegovina – 530, Bullgaria – 408, Greqia – 141, Kosovë – 1 038, Slloveni – 3 324, Serbi – 678, Kroaci – 1 331 dhe Mali i Zi – 163 . Sipas marrëveshjes politike Zaev-Mickovski regjistrimi në vend do të shtyhet për në muajin shtator, me çka zgjatet edhe afati për vetë regjistrim të diasporës deri më 30 shtator të këtij viti.


SANIJE DURAKU